Vizualizim Grafik i Raportimeve 2015 Shqip (22 Maj - 21 Qershor) | Anglisht (22 Maj - 21 Qershor)
Përmbledhje e Raportimeve 2015 Shqip | Anglisht
Vizualizime të Raportimeve 2015

Raportime ne Procesin Zgjedhor 2015 sipas datave per periudhen 22 Maj - 21 Qershor


Përmbledhje e Raportimeve 2015
ZA'LART - Raport final mbi Perceptimin Qytetar për Procesin Zgjedhor 2015
Bazuar në të dhëna te ZALART.al
(22 Maj - 26 Qershor)
>>DOWNLOAD RAPORT FINAL

ZA'LART - Raport i ndërmjetëm mbi Perceptimin Qytetar për Procesin Zgjedhor 2015
Bazuar në të dhëna te ZALART.al

(Periudha 22 Maj - 12 Qershor)
Deri në datën 12 qershor, në portalin Za'Lart kanë mbërritur 200 raportime qytetare. Ato përmbajnë informacion dhe denoncime për abuzime në kuadër të fushatës zgjedhore. Raportimet janë të ndara në 12 kategori shkeljesh ku numri kryesor i raportimeve ka të bëjë me raste të keqpërdorimit të administratës dhe sektorit publik. Për këto lloj shkeljesh ka një sensibilitet të lartë që përkon me 44% të rasteve të raportuara apo thënë ndryshe me 98 raportime. Tentativa për blerje të votës kundrejt parave apo me shërbime dhe kundrejt interesave të drejtpërdrejta është raportuar në 21 raste. Vend në raportime qytetare zënë edhe njoftimet për tensione dhe parregullsi sikurse ndërhyrja apo prezencë e forcave të policisë së shtetit.

Raportimet Qytetare te Za'Lart ju mund ti gjeni duke klikuar tek Raportime.

Persa i përket përdorimit të sektorit publik konstatohen raste të urdhëruara të prezencës së punonjësve të administratës në mitingje elektorale, kërkesa për ta deklaruar dhe premtuar votën kundrejt mundësive për të mbajtur vendin e punës. Raste tipike janë largimet e bluzave të bardha nga spitalet dhe qendrat shëndetësore për pjesëmarrje në takime elektorale në orar të punës dhe duke lënë pa kujdes edhe pacientët përkatës. Këto raportohen në Librazhd, Fushë Arrëz, Mirditë dhe Berat.

Gjithashtu konstatohen raste më të përshkallëzuara të përdorimit të sektorit publik në bashki ku rikandidojnë kryetarët aktual. Tentativa për ta pasur votën e 18 vjetarëve duke tentuar te rekrutohen ata në shkolla publike është një detaj që është raportuar në Vorë, Rrëshen, Kukës, Kamëz dhe Lezhë.

Probleme janë vënë re edhe me objektet që do të përdoren si qëndra për KZAZ ku raportohen se shumë prej tyre janë në godina publike të papërshtatshme s: godina të bashkive, objekte të institucioneve që refuzojnë të vënë sallat në dispozicion të KZAZ-ve apo raste të godinave të shkollave të mesme të cilat në datën 19 qershor vetëm 48 orë para votimeve do të jenë në dispozicion të maturës shtetërore.

Deri më tani janë 21 raste raportimi për Blerje Vote. Ato nuk përbëjnë raste tipike të vërtetuara, të blerjes së votës kundrejt shumave konkrete, por nisur edhe nga eksperienca me Za'Lart 2013, ngjarje të tilla shënohen me intensitet në javën e fundit të fushatës.

Të dhëna të portalit dhe rrjeteve sociale ku mund të gjeni Za'Lart janë:
  • WEB: http://zalart.al
  • FB: ZA'LART - Raised Voice Albania (community)
  • Twitter - ZA'LART @ZaLartAlbanian
  • YouTube - ZA'LART 2015
  • I ftojmë të gjithë qytetarët, të vijojnë ditën e votimit e më tej gjatë transportimit, numërimit dhe shpalljes së rezultateve të raportojnë në http://zalart.al . Raportimi është tepër i thjeshtë në web apo nëpërmjet aplikacionit për telefoni mobile. Gjithashtu inkurajojmë banorë të zonave të thella ku ka pak prezencë të mediave apo të vëzhguesve ndërkombëtarë, që duke përfituar nga interneti në telefoninë celulare, të na sjellin probleme apo ngjarje zgjedhore që ata perjetojnë, ku janë protagonistë apo dëshmitarë.

    Për gjithcka ju lutem kontaktoni:
    Aranita BRAHAJ - 068 20 01 718
    Matilda DURI - 069 4041 721
    Email: lajmerime@zalart.al


    ZA'LART - FINAL REPORT ON CITIZENS' PERCEPTION ON ALBANIA'S ELECTORAL CAMPAIGN 2015
    Based on data collected by ZaLart.al
    (May 22 - June 26)
    >>DOWNLOAD FINAL REPORT

    ZA'LART - INTERIM REPORT ON CITIZENS' PERCEPTION ON ALBANIA'S ELECTORAL CAMPAIGN 2015
    Based on data collected by ZALART.al

    (May 22 - June 12)
    Until June 12, at the portal Za'Lart have been made 200 reports from citizens. The reports contain information and denunciations of abuse within the campaign. They are divided into 12 main categories of violations and the number of reported cases deals with the misuse of administration and public sector. For such offenses there is a high sensibility that corresponds to 44% of cases reported or equivalent of 98 reports. Attempts to purchase the vote versus services and direct interest is reported in 21 cases. In citizens reports take place reports for tension and irregularities such as interference and presence of state police forces.

    You can find Citizens Reports to Za'Lart by clicking Reports.

    Regarding the use of public sector cases are founded for the presence of administration staff in election rallies, with the demand of keeping the workplace. Typical cases are the staff in the hospitals and health centers that participates in electoral meeting during work time by leaving patients without appropriate care. These reports are made in Librazhd, FusheArrez, Mirdita and Berat.

    Also escalating cases of using public sector are found in municipalities where the current mayors re-run. Another problem is the attempt to have a vote of young people on the age of 18th in public, such as in Vora, Rrëshen, Kukes, Kamëz and Lezha.

    Problems were observed on the issue of facilities provided for the use of public building as CEAZ centers where reported that many of them are unsuitable, like municipal buildings, buildings of institutions or high school buildings that on June 19 only 48 hours before the voting dayshould be available for the maturity state exam.

    So far there are 21 cases of Vote Buying reported. These cases are not confirmed and the amount offered is never specific, but given the experience with Za'Lart 2013 such events marks an intensity in the last week of the campaign.

    Information and social networking portal of Za'Lart are:
  • WEB: http://zalart.al
  • FB: ZA'LART - raised Raised Voice Albania (Community)
  • Twitter - ZA'LARTZaLartAlbanian
  • YouTube - ZA'LART 2015
  • We call on all Albanian citizens to continue reporting incidents during the electoral campaign, on Election Day and the counting process until the election results are declared at ZaLart.al. Reports can be easily filed through the web or mobile phone applications. We would particularly encourage residents of peripheral areas, where there is no presence of the mainstream media or international observers, to make use of mobile internet on their cell-phones and file reports on incidents they witness. We also would like to thank the representatives of the traditional media for the attention they have paid to the problems reported by citizens.

    Contact:
    Aranita BRAHAJ 068 20 01 718
    Matilda DURI 069 4041 721
    Email: lajmerime@zalart.al
    Web: http://zalart.al

    Të drejtat © Albanian Institute of Science 2015 Powered by the USHAHIDI PLATFORM